Gjilani ka aktualisht 69 raste aktive me COVID-19

Gjilani

Gjilani ka aktualisht 69 raste aktive me COVID-19

Më: 2 tetor 2020 Në ora: 10:59
Pamje nga takimi

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, nën kryesimin e drejtorit të Shëndetësisë, Selami Xhemaili.

Në këtë takim është vlerësuar si lajm i mirë trendi i rënies së numrit të infeksionit në Gjilan, derisa është apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të institucioneve për bartjen e maskave, distancën sociale dhe higjienën personale.

Gjendja e përgjithshme e Gjilanit është kjo: 1023 të infektuar në total, 910 të shëruar plotësisht, 69 raste aktive, 19 të hospitalizuar, 44 të vdekur dhe 30 mostra në pritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat