Ismajli: Lajmi i mirë është që po bie infeksioni me COVID-19 në Gjilan

Gjilani

Ismajli: Lajmi i mirë është që po bie infeksioni me COVID-19 në Gjilan

Më: 9 tetor 2020 Në ora: 10:30
Pamje nga takimi

Komiteti komunal i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin ditor për vlerësimin e situatës së përballjes me pandeminë.

Nënkryetari i Komunës, i cili tash e shtatë muaj po i udhëheq operacionet për parandalimin e COVID-19, ka bërë të ditur se numri i rasteve aktive në Gjilan është 51, duke e vlerësuar si lajm të mirë rënien e vazhdueshme të infeksionit në këtë komunë.

Ndërkohë, pasqyra e përgjithshme e përballjes me pandeminë është kjo: 1051 raste në total të infektuar, 954 të shëruar, 10 të hospitalizuar, 47 të vdekur dhe 63 mostra në pritje për rezultate.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat