Haziri: Bëj apel nga zemra, mos e neglizhoni virusin

Gjilani

Haziri: Bëj apel nga zemra, mos e neglizhoni virusin

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 19:28
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se atje janë 73 raste aktive me COVID-19.

“Gjendja e përgjithshme në Gjilan është kjo: 1078 të infektuar në total, 958 të shëruar, 47 të vdekur, 73 raste aktive, 15 të hospitalizuar dhe 90 mostra në pritje”.

Haziri po ashtu bën thirrje që qytetarët të kenë kujdes nga ky virus.

“Pas 10 rasteve të reja pozitive me #COVID19 në Gjilan dhe rritjes në nivel të Kosovës, apeli im nga zemra është që të mos e neglizhoni këtë virus, por t’i përmbaheni rregullave, si e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat