Haziri: Ndërtimi i rrugës Kllokot-Gjilan i jep dimension zhvillimor Anamoravës

Gjilani

Haziri: Ndërtimi i rrugës Kllokot-Gjilan i jep dimension zhvillimor Anamoravës

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 14:21
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në ceremoninë e hapjes së punimeve të ndërtimit të rrugës Kllokot-Gjilan, ka thënë se ky projekt i madh i jep dimension zhvillimor kësaj pjese të Anamoravës.

“Jam i lumtur që brenda një muaji po e fillojmë projektin e dytë të aksit të rrugëve në lindje të Kosovës. Pas rrugës Gjilan-Prishtinë, sot po e fillojmë ndërtimin e rrugës Kllokot-Gjilan, e cila ka impakt të madh dhe i jep dimension zhvillimor komunave të Anamoravës”, ka thënë Haziri.

Kreu i Gjilanit pohoi se po bashkëpunojnë në mënyrën më të mirë në rrafshin regjional, derisa në projekte, BERZH është bërë partneri më i madh në Qeverinë e Kosovës.

“Përpos kolektorëve të ujërave të zeza në gjatësi prej 40 kilometra dhe impiantit, tashmë edhe rrugët po ndërtohen bashkërisht”, ka shtuar Haziri, teksa ka shtuar se bashkë me kryetarin e Vitisë, Sokol Haliti, do t’i ndërtojnë rrugët, Ballancë-Kravaricë dhe Letnicë-Stançiq, për t’i dhënë dimension bashkëpunimit lokal, në kuadër të investimeve publike.

Ne ceremoninë e fillimit të punimeve, ka marrë pjesë edhe kryeministri, Avdullah Hoti, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, sikurse edhe përfaqësues të Komunës së Kllokotit e të Ministrisë së Pushtetit Lokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat