Gjilani nënshkruan kontratat e subvencioneve me 72 organizata joqeveritare

Gjilani

Gjilani nënshkruan kontratat e subvencioneve me 72 organizata joqeveritare

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 14:57
Foto Ilustrim

Komuna e Gjilanit ka nënshkruar sot kontrata me 72 përfaqësues të organizatave joqeveritare, lidhur me ndarjen e subvencioneve të thirrjes publike për vitin 2020, në shumën prej 124 mijë euro.

“Jam shumë e kënaqur me projekt propozimet që i kanë bërë organizatat, por shpresoj që kjo shumë do të rritet në vitin e ardhshëm. Me kërkesë të kryetarit Haziri, ne e kemi rritur shumën në 124 mijë euro”, ka thënë Deniza Limani, drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Limani, gjatë konferencës për media, bëri të ditur se prej këtyre organizatave, 33 janë klube sportive të cilat janë mbështetur në vazhdimësi, sikurse që janë mbështetur organizatat me projekte në fushën e artit vizual, dokumentareve, aftësimet profesionale, festivale të ndryshme dhe organizatat e rinisë.

“Vetëm për kulturë dhe rini kemi ndarë 64 mijë euro, ndërkaq 59 mijë euro janë mbështetje për sportin”, tha ajo, teksa ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për mbështetjen e madhe në këto fusha të rëndësishme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat