E tmerrshme: Tre persona gjenden duke e dhunuar një të mitur në një motel në Gjilan

Gjilani

E tmerrshme: Tre persona gjenden duke e dhunuar një të mitur në një motel në Gjilan

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 12:56
Ilustrim

Një tjetër rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, tani një rast dhunimi.

Tre persona janë gjetur në një motel të Gjilanit duke e dhunuar një të mitur njofton Policia e Kosovës.

Tre personat e dyshuar që kanë kryer dhunimin, janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit pas intervistimit të tyre.

“Janë arrestuar tre të dyshuar m/k, pasi që të njëjtit janë gjetur në një motel së bashku me viktimën f/k, e mitur, me të cilën dyshohet se kishin kryer marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Kujtojmë se rastet e dhunimit në qytetin e Gjilanit gjatë këtyre muajve kanë shënuar rritje në bazë të shifrave që publikon Policia e Kosovës.

Po ashtu, kujtojmë se dje në Gjilan një 19 vjeçar është therur me thikë për vdekje para banesës së tij nga persona të panjohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat