Ka filluar projekti gjithëpërfshirës për performancën e stafit akademik

Gjilani

Ka filluar projekti gjithëpërfshirës për performancën e stafit akademik

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 15:19
Pamje nga takimi

Universitetet publike në Kosovë janë duke punuar në inplementimin e  projektit të përbashkët  të iniciuar nga  organizata joqeveritare “Optima”,  që ka të bëj me krijimin e një sistemi  gjithëpërfshirës të performancës së stafit akademik. Për konkretizimin e këtij projekti, Prorektori për Mësim Kerkime Shkencore dhe Çështj të Studentëve Xhevdet Thaqi, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka si dhe Drejtoresha e Zyres për Shkencë, Zhvillim Akademik dhe Cilësi Fitore Malaj, kanë pritur sot në një takim drejtorin ekzekutiv të OJQ-së OPTIMA  Qëndrim Lluka, së bashku me konsulentën profesionale për zhvillim të edukimit të lartë Universitarë  Sharon Hart.

Gjatë takimit është biseduar rreth formave dhe mundësive të bashkëpunimit në implementimin e projektit “Zhvillimi i një sistemi gjithëpërfshirës të performancës së stafit akademik për sistemin Universitar të arsimit të lartë publik në Kosovë”.

Në kuadër të projektit, parashihet që të plotësohen nevojat specifike të universiteteve si dhe të adresohen shqetësimet e stafit akademik dhe të administratës në secilin universitet.  Po ashtu planifikohet që modeli të përfshij edhe standardet dhe  udhëzimet e duhura për cilësinë akademike dhe mësimdhënies siç përcaktohet nga Shoqata Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Agjencinë e Akreditimit të Kosovës (AKA).

Objektivat kryesore të programit janë: Marrja e njohurive nëpërmjet rishikimit dhe vlerësimit të shtatë universiteteve publike mbi statutin e tyre në adresimin e standardeve të AKA-së për vlerësimin e punës së stafit akademik.  Objektiv tjetër është arritja e koncenzusit për qëllimet e përgjithshme dhe qasjen e unifikuar për  zhvillimin e një procesi të evaluimit të stafit akademik si dhe të hartohet një plan gjithëpërfshirës, që do të përdor një proces shumëhapësh për t’u zbatuar në çdo universitet  sa i përket standardeve  të akreditimit të AKA-së.

Ky projekt  financohet nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat