Nga sot, vula Apostile dhe Vula Verifikuese do të lëshohen edhe në Gjilan

Gjilani

Nga sot, vula Apostile dhe Vula Verifikuese do të lëshohen edhe në Gjilan

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 06:38
Vula Apostile

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC) do të fillojë lëshimin e vulës apostile dhe vulës verifikuese edhe në Komunën e Gjilanit.

Lëshimi do të bëhet nga sot në Qendrën për Pajisje me Dokumente dhe Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve  në Komunën e Gjilanit.

Për shkak të Pandemisë COVID-19 dhe situatës së raportuar për gjendjen e rënduar me “Koronavirus” ditëve të fundit në Komunën e Gjilanit, ju njoftojmë se nuk do të ketë ceremoni zyrtare të organizuar nga Agjencia e Regjistrimit Civil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat