Haziri tregon statistikat e gjendjes me Covid-19 në Gjilan

Gjilani

Haziri tregon statistikat e gjendjes me Covid-19 në Gjilan

Nga: A.SH Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 17:19
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka treguar për statistikat e gjendjes së përgjithshme të cilat janë aktualisht në atë komunë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka përmendusr edhe orarin e ri të qarkullimit duke thënë se, ka ndikuar në jetën tonë, por bashkë e me besim, mund ta ulim infeksionin e ta ndalim përhapjen.

Postimi në Facebook:

#Dita248. Po kalojmë ditë të rënda bashkë në kohë pandemie. Gjendja e përgjithshme e përballjes me #COVID19 është kjo: 5923 është numri i testimeve, 2056 të infektuar në total, 1444 të shëruar, 60 të vdekur, 553 raste aktive, 62 në hospitalizim dhe 225 mostra në pritje për rezultat.

Ndalimi i qarkullimi prej 19:00 der në 5:00 të mëngjesit, ka ndikuar në jetën tonë, por bashkë e me besim, mund ta ulim infeksionin e ta ndalim përhapjen.

Apeloj që t’iu përmbaheni rregullave kundër infeksionit: MASKA, DISTANCA e HIGJIENA!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat