Haziri njofton se s’kandidon më për Gjilanin, a po bëhet gati për post të ri?

Gjilani

Haziri njofton se s’kandidon më për Gjilanin, a po bëhet gati për post të ri?

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 15:35
Lutfi Haziri

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka treguar se nuk do të kandidojë më për të parin e kësaj komune.

Haziri në një intervistë për Kanal10 ka thënë se po mundohet ta mbyll mandatin e tij të katërt në Gjilan në mënyren më të mirë pasi ka ardhë koha “me u nda”.

Ai ka thënë se ka ardhur koha që të ndërtohet një ekip të ri, gjeneratë të re për komunën e Gjilanit duke aluduar në nënkryetarin e komunës Arbër Ismajlin i cili tash e sa kohë është i shumëpërfolur për një kandidaturë të mundshme.

Arbër Ismajli është personi më i afërt me Lutfi Hazirin në komunën e Gjilanit. Ismajli së fundi ka pas rol kyq në këto kohë të pandemisë duke i qëndruar shumë afër qytetarëve, prandaj edhe ka fituar një simpati tek qytetarët, dhe jo rastësisht shihet si kandidati më i fuqishëm i LDK-së në zgjedhjet e ardhshme komunale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat