Spitali i Gjilanit i ngarkuar me pacientë me COVID-19

Gjilani

Spitali i Gjilanit i ngarkuar me pacientë me COVID-19

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 23:42
Foto ilustrim

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri u ka shprehur ngushëllime familjarëve të katër bashkëqytetarëve që kanë humbur betejën me COVID19.

Kurse, gjatë ditës u konfirmuan edhe 29 raste të reja pozitive, por lajmi i mirë është që nuk kanë mostra në pritje për rezultat.

Haziri ka shkruar se Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit është i ngarkuar me pacientë #COVID pozitivë, derisa tri ekipet e QKMF-së, brenda 24 orëve të fundit, i ka realizuar 72 vizita shëndetësore në shtëpitë e të prekurve.

“Apeloj që t’i respektoni masat kundër përhapjes së virusit që është bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe pastrimi i duarve. Gjendja e përgjithshme e përballje me COVID-19 është si vijon: numri i testimeve është 6236, ku prej tyre kanë rezultuar pozitivë 2350 persona, 1701 të shëruar, 580 raste aktive, 68 të vdekur dhe 76 pacientë në hospitalizim”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat