​Lutfi Haziri kërkon nga qytetarët t’i evitojnë vizitat dhe pritjet për ngushëllime

Gjilani

​Lutfi Haziri kërkon nga qytetarët t’i evitojnë vizitat dhe pritjet për ngushëllime

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 12:18
Pamje nga takimi

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komune që t’i evitojnë vizitat dhe pritjet për ngushëllime në këtë kohë kur Gjilani dhe Kosova po përballet me gjendje alarmante të përhapjes së koronavirusit.

Ai në konferencën e sotme tha se Gjilani vazhdon të jetë në zonën me rrezikshmëri të lartë dhe se situata me infeksion edhe më tutje është alarmante, duke shtuar se po punojnë me të gjitha kapacitetet për ta ulur këtë numër, derisa kërkoi që me solidaritet të përballohet situata.

“Ju lutem që t’i zbatoni rekomandimet sepse bartja e maskës, higjiena dhe distanca, janë masat e vetme që nuk lejojnë bartjen e infeksionit. Vizitat dhe pritjet për ngushëllime janë të ndaluara. Përkundër traditës dhe dhimbjes, mos lejoni që të infektohen fqinjët dhe familjarët”, ka thënë Haziri, pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Gjilan janë konfirmuar 2432 raste pozitive, 1872 janë të shëruar, 488 raste aktive dhe 193 mostra në pritje, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 71 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat