AAK në Gjilan zgjedh Agim Zuzakun kryetar të Degës

Gjilani

AAK në Gjilan zgjedh Agim Zuzakun kryetar të Degës

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 18:41
Foto Ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në degën e Gjilanit ka zgjedhur kryetarin e Degës.

‘Për shkak të rrethanave me të cilat po ballafaqohemi si shoqëri e si shtet, dhe mbarë njerëzimi si pasojë e pandemisë Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dega në Gjilan, nuk ka mundur të organizoj një proces të brendshëm zgjedhor, andaj sot mblodhëm Këshillin Drejtues të degës në Gjilan i cili zgjodhi kryetarin e saj. Këshilli Drejtues i degës së AAK-së në Gjilan, më votë unanime ka zgjedh kryetar të degës, Agim Zuzakun’, thuhet në komunikatën e lëshuar nga AAK e Gjilanit.

‘Kujtojmë se Agim Zuzaku ka qenë nënkryetar i AAK-së në Gjilan dhe drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjilanit nga radhët e këtij subjekti politik’

Më tej në këtë komunikatë u theksua edhe biografia e kandidatit Zuzaku.

‘Të gjithë e njohin si ish-Drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjilanit. Zuzaku ka shërbyer si drejtor në periudhën 2015-2018, ndërsa ishte edhe Kryetar I Klubit të Volejbollit “Drita”, dhe punëtor sportive për vite me radhë.  I lindur më 21 shkurt 1979, i martuar dhe ka një vajzë. Është ekonomist i diplomuar, tani në procedurat përfundimtare për titullin Doktor I shkencave në fushën e menaxhimit. Përveç Gjilanit, Zuzaku njihen edhe më gjerë si Asistent shumë vjeçar i Profesorit tanimë të ndjerë, Dr. Rifat Blaku, në lëndët; Ekonomi e Resurseve, Ekonomia e Kosovës dhe BE-së, dhe Menaxhimi i Resurseve Njerëzore.

Aktualisht është Këshilltar Politik i ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit’, thuhet tutje në komunikatë.

Komunikata e plotë

Komunikatë për medie,

Për shkak të rrethanave me të cilat po ballafaqohemi si shoqëri e si shtet, dhe mbarë njerëzimi si pasojë e pandemisë Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dega në Gjilan, nuk ka mundur të organizoj një proces të brendshëm zgjedhor, andaj sot mblodhëm Këshillin Drejtues të degës në Gjilan i cili zgjodhi kryetarin e saj.

Këshilli Drejtues i degës së AAK-së në Gjilan, më votë unanime ka zgjedh kryetar të degës, Agim Zuzakun.

Kujtojmë se Agim Zuzaku ka qenë nënkryetar i AAK-së në Gjilan dhe drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjilanit nga radhët e këtij subjekti politik.

Kush është Agim Zuzaku?

Të gjithë e njohin si ish-Drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjilanit. Zuzaku ka shërbyer si drejtor në periudhën 2015-2018, ndërsa ishte edhe Kryetar I Klubit të Volejbollit “Drita”, dhe punëtor sportive për vite me radhë.  I lindur më 21 shkurt 1979, i martuar dhe ka një vajzë.

Është ekonomist i diplomuar, tani në procedurat përfundimtare për titullin Doktor I shkencave në fushën e menaxhimit. Përveç Gjilanit, Zuzaku njihen edhe më gjerë si Asistent shumë vjeçar i Profesorit tanimë të ndjerë, Dr. Rifat Blaku, në lëndët; Ekonomi e Resurseve, Ekonomia e Kosovës dhe BE-së, dhe Menaxhimi i Resurseve Njerëzore. Aktualisht është Këshilltar Politik I ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.

Karriera e tij fillon në vitin 2000 duke menaxhuar projekte në organizatën jo qeveritare QHMNR, pastaj nga viti 2005 në administratën publike, duke menaxhuar Zyrën për Bashkëpunim me Donatorë dhe Investitorë e më pas edhe Zyrën për Integrime Evropiane në kuadër të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave. Zuzaku ka qenë edhe Këshilltar Politik në Ministrinë e Administratës Publike në vitin 2009-2011. Ndërsa, në sektorin privat ka menaxhuar kompaninë ESG e cila merret me konsulencë, trajnime dhe hartimin e studimeve të fizibilitetit. Karrierën politike e ka filluar në vitin 2005 fillimisht si nënkryetar i të rinjve të AAK, më pastaj sekretar i Degës së AAK-së në Gjilan. Aktualisht është Nënkryetar i Degës së AAK-së në Gjilan dhe Anëtar i Këshillit Drejtues të AAK-së në nivelin qendror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat