381 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, priten rezultatet e 71 mostrave

Gjilani

381 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, priten rezultatet e 71 mostrave

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 10:34
Mbledhja e radhës e Komitetit

Është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ku është bërë vlerësimi gjendjes me virusin për vikendin.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se kjo komunë ka aktualisht 382 raste aktive, duke apeluar të gjithë qytetarët që t’iu përmbahen masave anti-COVID-19, bartjen e maskës, mbajtjen e distancës dhe higjienën personale, si e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së virusit.

Gjendja e përgjithshme është si vijon:

Nga 7058 mostra, 2802 kanë rezultuar pozitivë, 2338 janë shëruar, 82 pacientë e kanë humbur betejën, 382 raste janë aktive, 66 të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim dhe 71 mostra në pritje për rezultat”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat