Stafi shëndetësor në Gjilan po trajnohet për përdorimin e aparatit për teste serologjike dhe me metodën RT-PCR

Gjilani

Stafi shëndetësor në Gjilan po trajnohet për përdorimin e aparatit për teste serologjike dhe me metodën RT-PCR

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 16:07
Lutfi Haziri

Stafi i Qendrës Rajonle të Shëndetit Publik në Gjilan po trajnohet për përdorimin e aparatit për teste serologjike dhe me metodën RT-PCR për COVID-19.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas vizitës që i bëri këtij institucioni.

“Këtu po bëhet përgatitja e dy llojeve të testeve, serologjike dhe me metodën RT-PCR. Ekipet e trajnimeve dhe të vendosjes së mjeteve tashmë janë duke punuar, përgatitja e stafit besoj shumë që do të ndodhë në kohë optimale dhe do të lehtësohet shumë gjendja, mbikëqyrja dhe monitorimi në Gjilan e Anamoravë”, ka deklaruar Haziri.

Drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, dr. Ajhane Sefiu, ka thënë se po përgatiten që së shpejti të fillojnë t’i punojnë testet dhe të dalin me rezultate ditore.

Drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, Dr. Ukshin Ismaili, pasi tregoi se gjendja në këtë institucion është paksa më e lehtësuar, ka apeluar qytetarët që t’iu përmbahen këshillave të institucioneve për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në këtë takim ka folur edhe drejtoresha e QKMF-së në Gjilan, Dr. Arbenita Hajdari, e cila ka konfirmuar se deri tani janë vaksinuar mbi 8 mijë qytetarë kundër gripit sezonal, derisa theksoi se brenda ditës ekipet mjekësore po realizojnë deri 40 vizita në ditë nëpër shtëpitë e pacientëve të prekur me COVID-19.

Gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë në Gjilan është kjo: Nga 7335 teste, 2901 kanë rezultuar pozitivë, 2581 janë shëruar, 86 kanë vdekur, 235 raste janë aktive, 55 në hospitalizim dhe mostra në pritje janë 65. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat