UKZ dhe Hymeri Kleemann nënshkruajnë marrëveshje bashëkpunimi

Gjilani

UKZ dhe Hymeri Kleemann nënshkruajnë marrëveshje bashëkpunimi

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:52
Pamje nga takimi

Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Hymeri Kleemann sh.a., kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ngritjen profesionale të studentëve të UKZ-së.

Marrëveshja është nënshkruar nga Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi dhe drejtori ekzekutiv i Hymeri Kleemann sh.a., Hysni Ymeri.

Të dy drejtuesit e institucioneve në fjalë janë pajtuar që të bashkëpunojnë në ngritjen profesionale të studentëve të UKZ-së, të ofrojë laboratorët e tyre për qëllime të përbashkëta, të rekrutojë stafin e ardhshëm dhe studentët praktikant, të bashkëpunojnë ngushtë me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike për krijimin e programeve të reja studimore, me interes të përbashkët, duke qenë partner serioz edhe gjatë proceseve të akredimtimit të FSHK-së.

Marrëveshja ka për qëllim të promovimit të bashkëpunimit në ngritjen profesionale të studentëve të UKZ, ku Hymeri Kleemann do të pranojë një numër të caktuar të studentëve të UKZ-së që të kryejnë praktikën profesionale me pagesë sipas rregulloreve të mbrendëshme të kompanisë, atëherë kur ka hapësirë për angazhimin e studentëve në punë praktike.

Njëherësh UKZ ka për obligim që secilin student ta pajis me një fletëudhëzim, i cili do të përpilohet në bashkëpunim me Hymeri Kleemann dhe se në përfundim të praktikës studentët do të pajisen me një certifikatë të përbashkët, e nënshkruar nga dy institucionet partnere.

Kohëzgjatja e praktikës profesionale, gjegjësisht koha e qëndrimit të studentit në HYMERI KLEEMANNështë 120 orë, ose edhe më gjatë, sipas marrëveshjeve të veçanta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat