Biznesmeni ‘anonim’ dhuroi një banesë natën e Vitit të Ri në Gjilan

Gjilani

Biznesmeni ‘anonim’ dhuroi një banesë natën e Vitit të Ri në Gjilan

Më: 2 janar 2021 Në ora: 16:33
Lutfi Haziri

Në natën e Vitit të Ri në Gjilan një donator anonim i ka ndarë një banesë 96 metra katrorë një familjeje me probleme të banimit.

Më 31 dhjetor janë dhuruar edhe 4200 franga zvicerane të mbledhura nga bashkëatdhetarët – që po ashtu kanë dashur të mbesin anonimë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune Lutfi Haziri përmes një postimi në Facebook.

“Në natën e Vitit të Ri kemi ndarë një banesë 96 metra katror për një familje me probleme të banimit në Gjilan dhe donatori, i cili është biznesmen i suksesshëm, ka dashur të mbetet anonim. Kemi ndarë, po ashtu, edhe 4200 franga zvicerane të ardhura nga bashkatdhetarët, të cilët kanë kërkuar të mbeten anonim, po ashtu”.

Haziri ka thënë se 2020-ta ishte vit i pandemisë, por edhe i solidaritetit të madh të Gjilanit me njerëzit në nevojë.

“Gjatë vitit që shkoi, bashkë me donatorët, kemi shpërndarë 7 mijë pako ushqimore, 3 mijë pako higjienike, duke ua lehtësuar jetën njerëzve në nevojë, sikurse që kemi blerë barna për më shumë se 600 qytetarë që nuk kishin mundësi. Gjatë vitit të shkoi, bashkë me donatorët, kemi ndërtuar edhe 4 shtëpi, derisa Komuna ka paguar qira për 58 familje me probleme të banimit”.

I pari i Gjilanit ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë ndihmuar të gjithë.

“Me këtë rast, i falënderoj shumë për solidaritetin të gjithë ata që ndan nga pasuria e tyre për t’ua lehtësuar jetën të tjerëve, e që janë biznesmenë e qytetarë të Gjilanit, Kosovës e bashkatdhetarë në shumë shtete të botës. Të bashkuar në çdo kohe dhe vetëm me besim e solidaritet mundemi. Faleminderit!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat