Haziri uron besimtarët ortodoks me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse

Gjilani

Haziri uron besimtarët ortodoks me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse

Më: 6 janar 2021 Në ora: 20:40
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar të gjithë qytetarët e besimit ortodoks me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse duke u dëshiruar paqe, lumturi dhe zhvillim për qytetarët e Gjilan.

“Uroj të gjithë qytetarët e besimit ortodoks që 7 janari të jetë një ditë feste dhe harmonie për të gjithë, por duke i respektuar rregullat kundër përhapjes së COVID-19.

Uroj që në familjet tuaja të mbizotërojë paqja, lumturia, harmonia, mirëqenia, toleranca dhe besimi në ardhmërinë tonë të mirë. Rrugëtimi ynë është i përbashkët për të gjithë qytetarët e Gjilanit, drejt zhvillimit dhe krijimit të kushteve më të mira për jetë.

Jam shumë i lumtur që Gjilanit është shembulli më i mirë i respektimit të diversitetit fetar e etnik dhe ky fakt është theksuar edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Gëzuar Krishtlindjet Ortodokse!”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit Lutfi Haziri. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat