175 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Gjilani

175 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Më: 22 janar 2021 Në ora: 10:49
Pamje nga takimi

Ekipet e shëndetësisë primare në Gjilan kanë realizuar 33 vizita shtëpiake tek pacientët e prekur nga COVID-19

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, i cili është udhëhequr nga nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin e radhës për vlerësimin e përballjes me virusin në dy ditët e fundit.

Në këtë takim u bë e ditur se ekipet e shëndetësisë primare kanë realizuar të enjten 33 vizita në shtëpi të pacientëve të prekur me COVID-19.

Nënkryetari Arbër Ismajli u ka bërë apel qytetarëve, gastronomisë dhe qendrave tregtare që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të profesionistëve për bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe pastrimin e duarve, si e vetmja mënyrë kundër përhapjes së virusit.

Gjendja e përgjithshme e Gjilanit sa i përket përballjes me pandeminë brenda dhjetë muajve është si vijon: Nga 8906 mostra, 3333 persona kanë rezultuar pozitivë, 3054 të shëruar, 104 të vdekur, 175 raste aktive, 28 të konfirmuar me virusin janë në hospitalizim dhe 70 mostra në pritje për rezultat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat