Njoftim i rëndësishëm për faturat e tatimit në pronë

Gjilani

Njoftim i rëndësishëm për faturat e tatimit në pronë

Më: 3 mars 2021 Në ora: 17:16
Komuna e Gjilanit

Zyra e Tatimit në Pronë informon qytetarët e komunës së Gjilanit se shpërndarja e faturave për vitin 2021 ka filluar nga data 15.02.2021 deri në ditën e raportimit janë shpërndarë 1/3 e tyre nga 27,265 në total, shprehur në % 32.6.

Të gjithë tatimpaguesit të cilët nuk i marrin faturat e tatimit në pronë deri më 31 mars 2021, ato mund t’i marrin në sportelet e Komunës, si dhe në ëeb faqen e tatimit në pronë: tatimineprone-rks.org

Afatet për pagesë të këtij viti (2021) janë:

- Kësti i parë - 30.04.2021

- Kësti i dytë - 30.09.2021

Pas datës për pagesë aplikohet një interes prej 0.65% për muaj dhe një gjobë prej 10% për tatimin e papaguar të vitit 2021.

Ankesat

Data e fundit për të dorëzuar një ankesë është 31 mars. Ankesat të cilat miratohen do të ndikojnë tatimin e vitit aktual.

Kërkesë për korrigjim

Një kërkesë për korrigjim mund të dorëzohet në çdo kohë të vitit.

Nëse ajo dorëzohet më së voni më 31 mars të vitit tatimor – ajo do të trajtohet si ankesë dhe çdo ndryshim i miratuar do të ndikoj edhe në tatimin e vlerësuat të vitit aktual.

Nëse ajo dorëzohet pas datës 31 mars – çdo ndryshim i miratuar në regjistër do të ndikoj vetëm tatimin e vlerësuar për vitet në vijim.

Nëse ajo dorëzohet pas datës 31 tetor – ajo do të trajtohet si ankesë për vitin e ardhshëm tatimor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat