258 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, 63 prej tyre janë në hospitalizim

Gjilani

258 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, 63 prej tyre janë në hospitalizim

Më: 8 mars 2021 Në ora: 10:30
Gjilan

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Ismajli bëri të ditur 63 pacientë të Gjilanit të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim.

Derisa ka apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 13805 mostra, 3951 kanë rezultuar pozitivë, 3646 janë shëruar, 112 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 258 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 63 persona dhe 212 mostra në pritje për rezultat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat