Komuna e Gjilanit deklarohet për arrestimet për subvencione

Gjilani

Komuna e Gjilanit deklarohet për arrestimet për subvencione

Më: 12 mars 2021 Në ora: 12:05
Komuna e Gjilanit

Nga Komuna e Gjilanit janë deklaruar lidhur me arrestimin e një zyrtari të Drejtorisë së Bujqësisë në këtë komunë dhe një fermeri në fshatin Ponesh.

Nga komuna nëpërmjet një komunikate për media thonë se bëhet fjalë për një rast ë izoluar në fshatin Ponesh dhe se janë në pritje të raportit zyrtar të organeve të drejtësisë për më pas do të ndërmarrin masat e duhura në përputhje me ligjet në fuqi.

Po ashtu bëhet e ditur se zyrtari dhe fermeri janë të komunitetit serb.

“Pas raportimeve në media për arrestimin e një zyrtari komunal nën ‘dyshimet për keqpërdorim të subvencioneve’, Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, njofton opinionin se sipas informative të para bëhet fjalë për një rast të izoluar në fshatin Ponesh, në mes të dy fermerëve të komunitetit serb dhe zyrtarit komunal, i cili, po ashtu, është nga komuniteti serb. Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, është në pritje të raportit zyrtar të organeve të drejtësisë dhe sapo të merret raporti, do të veprojë në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në komunikatën e Komunës së Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat