Pas aksionit të Prokurorisë në zyrën e Gjilanit, reagon ATK-ja

Gjilani

Pas aksionit të Prokurorisë në zyrën e Gjilanit, reagon ATK-ja

Më: 18 mars 2021 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë se ka intervistuar dy zyrtarë të këtij insitucioni, përfshirë edhe drejtorin e këtij insitucioni në Gjilan.

Sipas ATK-së për një gjë të tillë nuk kanë pranuar informacione zyrtare nga institucionet e ligjit, teksa shtojnë se drejtiori i ATK-së në Gjilan, Alban Qerimi  aktualisht është në vendin e punës.

“Bazuar në informacionet e publikuara në media, Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik se Drejtori Regjional i ATK-së në Gjilan z.Alban Qerimi është në vendin e tij të punës, sipas përgjegjësive që ka.

Si institucion ende nuk kemi pranuar asnjë informacion zyrtare nga institucionet e zbatimit të ligjit, në momentin që do të jemi të njoftuar zyrtarisht do të ju informojmë në kohë. ATK siguron opinionin publik se pas njoftimit zyrtar nga organet përkatëse, do të ndërmarr të gjitha veprimet në pajtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në reagimin e ATK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat