Vdesin tre persona nga Covid-19 në Gjilan

Gjilani

Vdesin tre persona nga Covid-19 në Gjilan

Më: 23 mars 2021 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Virusi po vazhdon të marrë jetë gjithandej në Kosovë. Betejën me COVID19, në Gjilan e kanë humbur edhe tre persona të tjerë.

Burimet e medias brenda Spitalit të Përgjtihsëm në Gjilan, bëjnë me dije se dy nga të vdekurit janë nga komuna e Kamenicës.

Ndërsa i treti nga komuna e Vitisë.

Përndryshe numri i pacientëve me COVID 19 në spitalin e Gjilanit ka arritur 94, derisa aktualisht me këtë infeksion figurojnë 476 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat