Vdes stomatologu i parë shqiptar në komunën e Gjilanit

Gjilani

Vdes stomatologu i parë shqiptar në komunën e Gjilanit

Më: 25 mars 2021 Në ora: 16:45
Dr. Isuf Ismaili

Oda e Stomoatologëve të Kosovës, njofton për vdekjen e doktor Isuf Ismaili, njëherit stomatologu i parë shqiptar në komunën e Gjilanit.

“Dr. Ismaili ka qenë specialist i Protetikës Stomatologjike dhe ka shërbyer fillimisht në Shtëpinë e Shëndetit në Gjilan dhe më vonë në Prishtinë ku dhe është pensionuar. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin tone”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë i tyre:

Ndahet nga jeta sot në moshën 84 vjeçare Primarius Dr. Isuf Ismaili, doajen i stomatologjisë kosovare, njëherit stomatologu i parë shqiptar në komunën e Gjilanit.

Dr. Ismaili ka qenë specialist i Protetikës Stomatologjike dhe ka shërbyer fillimisht në Shtëpinë e Shëndetit në Gjilan dhe më vonë në Prishtinë ku dhe është pensionuar. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin tonë.

Oda e Stomatologëve të Kosovës vlerëson lartë kontributin e tij profesional dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqëve dhe kolegëve të tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat