Ndahet nga jeta Bejtulla Zymberi, aktivist shumëvjeçar i LDK-së

Gjilani

Ndahet nga jeta Bejtulla Zymberi, aktivist shumëvjeçar i LDK-së

Më: 15 prill 2021 Në ora: 20:50
Bejtulla Zymberi

Bejtullah Zymberi nga Burinca e Gjilanit është ndarë nga jeta të ënjtën në moshën 66 vjeçare.

Bejtulla Zymberi ishte një nga aktivistët e parë të LDK-së dhe pothuajse asnjëherë nuk është ndarë nga aktivitetet politike dhe ato humanitare.

Ishte në ballë të çdo aksioni kur ishin në pyetje interesat e popullatës.

Bejtullah Zymberi me profesion ishte historian ndërsa qyteti i Gjilanit e ka njohur edhe si biznesmen, meqë një kohë të gjatë është marrë edhe me këtë veprimtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat