Policia në realizim të planit “Kontrolli i automjeteve dhe mjeteve të transportit rrugor për respektimin e masave anti covid”

Gjilani

Policia në realizim të planit “Kontrolli i automjeteve dhe mjeteve të transportit rrugor për respektimin e masave anti covid”

Më: 22 prill 2021 Në ora: 20:14
Policia

Policia e Kosovës (PK), në kuadër të rajonit të Gjilanit po vazhdon të zbatoj planet vepruese përmes së cilit synohet kontrolli i automjeteve dhe mjeteve transportuese në aspektin e qarkullimit rrugor dhe respektimit të masave anti COVID-19.

Po ashtu me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe interesit të shëndetit publik, Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit është duke realizuar detyra konkrete në gjithë territorin e Rajonit të Gjilanit, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj., përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk zbatojnë këto masa.

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë te të gjithë qytetarët që t’u përmbahen rregullave dhe të respektojnë masat anti COVID, të mbajnë distancën, të vendosin maskën , në mënyrë që së bashku të ndikojmë në ruajtjen e shëndetit publik.

Gjatë njëzet e katër orëve të fundit për mos respektim të masave anti COVID-19 nga ana e Policisë së Kosovës janë shqiptuar gjithësejt tetëdhjetë e tetë (88) fletëparaqitje për të gjithë ata persona që janë taku në kundërshtim me këto masa ka njoftuar Ismet Hashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat