Haziri bën thirrje për respektim të masave, tregon gjendjen me Covid-19 në Gjilan

Gjilani

Haziri bën thirrje për respektim të masave, tregon gjendjen me Covid-19 në Gjilan

Më: 25 prill 2021 Në ora: 22:40
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka treguar se janë 135 qytetarë të Gjilanit që kanë humbur jetën nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat kundër koronavirusit.

“Kronika e zezë në Gjilan është vështirësia më e madhe që e kemi në këtë rrugë të vështirë, kur nga jeta ndahen qytetarët tanë dhe numri i tyre deri më tani është gjithsej 135 të vdekur’, shkroi ai.

Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:

#COVID19 është në mesin tonë dhe deri në vaksinim, duhet të vazhdojmë me disiplinë, sipas rekomandimeve të IKSHPK. #Kujdesu për vetën dhe familjen tuaj!

Kronika e zezë në Gjilan është vështirësia më e madhe që e kemi në këtë rrugë të vështirë, kur nga jeta ndahen qytetarët tanë dhe numri i tyre deri më tani është gjithsej 135 të vdekur. Solidarizohemi me të gjitha familjet që kanë humbur jetën.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 20048 mostra, 6222 kanë rezultuar pozitivë, 5654 janë shëruar, 135 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 433 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 74 persona, dhe 104 mostra në pritje për rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat