Haziri e jep lajmin e mirë për rënien e infeksionit të lakores në Gjilan, vaksinimi të vazhdojë

Gjilani

Haziri e jep lajmin e mirë për rënien e infeksionit të lakores në Gjilan, vaksinimi të vazhdojë

Më: 5 maj 2021 Në ora: 23:51
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se lakorja e infeksionit me COVID-19 në këtë komunë ka rënie të madhe.

Megjithkëtë, ai thotë se vaksinimi duhet të vazhdojë.

“Ruajeni vetën dhe familjen tuaj, përmes bartjes së maskave, mbajtjes së distancës e higjienës personale.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 20738 mostra, 6326 kanë rezultuar pozitivë, 6047 janë shëruar, 140 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 139 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 29 dhe 64 mostra në pritje për rezultat”, shkruan Haziri në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat