Po mbahen zgjedhjet studentore të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

Gjilani

Po mbahen zgjedhjet studentore të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

Më: 6 maj 2021 Në ora: 17:32
Po mbahen zgjedhjet studentore të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan , janë duke u mbajtur zgjedhjet studentore.

Në ora 07:00 janë hapur  4 pikat e vend votimit e që do të jenë të hapura deri në ora 19:00.

Sipas KQZ-së deri në këtë kohë i gjithë procesi po zhvillohet normalisht.

Edhe studentet shprehen të kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve deri më tani dhe presin që përfaqësuesit e tyre  të i përfaqësojnë denjësisht..

Ndryshe,  në garë janë 3 organizata studentore të cilat po garojnë për zgjedhjet studentore 2021 në Universitetin “Kadri Zeka”:

Rinia Studentore “Kadri Zeka”

Iniciativa studentore “Kadri Zeka”

Unioni i Studentëve të Gjilanit.

Universiteti “Kadri Zeka” i fton të gjithë studentët e universitetit, që të marrin pjesë në zgjedhje të votojnë kandidatët, që ata mendojnë, se më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat