U mbajtën zgjedhjet e studentëve në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

Gjilani

U mbajtën zgjedhjet e studentëve në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

Më: 6 maj 2021 Në ora: 20:57
U mbajtën zgjedhjet e studentëve në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

Zgjedhjet që janë mbajtur sot për Këshillat e Studentëve dhe Parlamentin e Studentëve në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë kaluar mirë dhe janë përmbyllur pa asnjë problem. Në zgjedhje kanë marrë pjesë 664 votues ose 25.85%  e studentëve me të drejtë vote, të cilët kanë pasur mundësi të votojnë për  tri organizata studentore:  Rinia Studentore “Kadri  Zeka”, Iniciativa studentore “Kadri Zeka” dhe Unioni i Studentëve – Gjilan .

Qendrat e vendvotimit  i ka  vizituar, menaxhmenti i Universiteti “Kadri Zeka”  si dhe përfaqësuesi nga MASHT-it në cilësinë e anëtarit të Kosimionit Zgjedhor, si dhe zyrtar nga KQZ në Gjilan. Ata kanë parë nga afër procesin e votimit, derisa janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e deritashme të zgjedhjeve.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Vaxhid Sadriu , njëherësh Sekretar i Përgjithshëm  i UKZ-së,  tha se procesi ka qenë  i rregullt dhe nuk është raportuar për ndonjë parregullsi.

Sipas tij, rezultatet preliminare do të shpallen më 10.05.2021, kurse rezultatet përfundimtare më 11.05.2021, do të bëhet edhe ndarja e mandateve, në proporcion me përqindjen e votave, të cilat i kanë marrë organizatat studentore, për Parlament të Studentëve dhe Këshilla të Studentëve të fakulteteve.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Vaxhid Sadriu , njëherësh Sekretar i Përgjithshëm  i UKZ-së ka falënderuar studentët, personelin e administratës, anëtarët e KQZ-së,  KVV, si dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e procesit në zgjedhjet e studentëve, duke përfshirë edhe përfaqësuesin e MASHT-it, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, duke bërë që zgjedhjet të kalojnë mirë dhe pa asnjë problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat