Haziri: Gjilani po shkon drejt vendit pa raste aktive me Covid-19

Gjilani

Haziri: Gjilani po shkon drejt vendit pa raste aktive me Covid-19

Nga: A.SH Më: 23 maj 2021 Në ora: 17:58
Lufti Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri ka thënë se Gjilani po shkon drejt një vendi pa raste aktive.

Ai thotë se duhet të kujdesemi, ndërkohë që vaksinimi është udhë e shpresës për imunizim kolektiv.

Postimi në Facebook:

Lajm plot shpresë. Pas 15 muajve të ballafaqimit me #COVID19, 41 raste aktive i kemi në Gjilan nga 980 sa ishin para disa jave. Nëse kujdesemi kështu, po shkojmë drejt një Gjilani pa COVID, ndërkohë që vaksinimi është udhë e shpresës për imunizim kolektiv.

Falënderim pafund për Dr. Ukshin Ismaili nga Spitali i Përgjithshëm, Dr. Ajhane Sefiu nga QRSHP, Dr. Arbenita Hajdari nga QKMF, emergjencat civile të Komunës dhe Kryqin e Kuq të Gjilanit.

Falënderim edhe Policisë së Kosovës, Stacionit në Gjilan, për mbikëqyrjen në baza ditore të zbatimit të masave.

Falënderim i madh për qytetarët e Gjilanit për lojalitet e bashkëpunim. Bashkë mundemi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat