Deputeti i VV-së aderson problemet me të cilat ballafaqohen banorët e lagjes Ramiz Cërnica

Gjilani

Deputeti i VV-së aderson problemet me të cilat ballafaqohen banorët e lagjes Ramiz Cërnica

Nga: A.SH Më: 31 maj 2021 Në ora: 21:46
Foto

Deputeti i Vetëvendosjes, Alban Hyseni ka adersuar problemet e lagjes së Ramiz Cërnica në Gjilan duke thënë se në këtë lagje nuk është rregulluar infrastruktura si mbeturina, mungesë të rrjetit të kanalizimeve për ujërat e zeza e derdhje sipërfaqësore e tyre, rrugë të pashtruara që vështirësojnë qarkullimin e banorëve.

Ai ka thënë se për të gjitha këto qytetit të Gjilanit i mungon qeverisja e mirë për secilin e për të gjithë.

Postimi në Facebook:

LAGJJA RAMIZ CËRNICA ME SHUMË PROBLEME E PA TRAJTIM NGA INSTITUCIONET KOMUNALE

Mbeturina, mungesë të rrjetit të kanalizimeve për ujërat e zeza e derdhje sipërfaqësore e tyre, rrugë të pashtruara që vështirësojnë qarkullimin e banorëve, janë këto vetëm disa nga shumë probleme që gjetën në lagjen Ramiz Cërnica përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga qendra në Gjilan, në vizitën e realizuar në këtë pjesë të qytetit.

Gjilanit i mungon qeverisja e mirë për secilin e për të gjithë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat