Në Viti u shënua 1 Qershori-Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Gjilani

Në Viti u shënua 1 Qershori-Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 18:01
Në Viti u shënua 1 Qershori-Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Me rastin e 1 Qershorit- Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Arsim dhe ajo e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë organizuar një varg aktivitetesh për fëmijë. Kryetari i komunës Sokol Haliti, fillimisht ka pritur në takim nxënësit me nevoja të veçanta, të paraleles në shkollë fillore Bafti Haxhiu në Viti, e po ashtu ka pritur edhe fëmijët e Çerdhes së Fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti, si dhe nxënësit e shkollës fillore të fshatit Ramnishtë.

Kryetari Haliti, i ka uruar fëmijët në ditën ndërkombëtare të tyre, me që rast edhe së bashku kanë prerë një tortë, shenjë respekti për ta. Gjithashtu, në sallën e Kuvendit Komunal, kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, ka organizuar pritje për nxënësit e shkollës “Bafti Haxhiu”, të cilët i ka njoftuar për vendimmarrjen e këtij Institucioni, si edhe për organizimin e seancave të Asamblesë komunale.

Më pas, nxënësit kanë vizituar edhe stacionin policor në Viti, si edhe ambientet e Gjykatës Themelore.

Në kuadër të Ditës së fëmijëve, është mbajtur një program kulturorë e artistik, përgatitur nga Kori i Qytetit dhe fëmijët e Çerdhes “Gëzimi Ynë”.

E veçanta e aktiviteteve të sivjetme për 1 Qershorin, është socializimi i nxënësve të shkollës fillore “28 Nëntori” të fshatit Vërban dhe atyre të shkollës “Bafti haxhiu” në Viti, me që rast edhe janë shkëmbyer dhurata mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat