VV: Fshatrat Velekincë, Lladovë dhe Llashticë me plot telashe infrastrukturore

Gjilani

VV: Fshatrat Velekincë, Lladovë dhe Llashticë me plot telashe infrastrukturore

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 21:18
Foto e publikuar nga VV

Lëvizja Vetëvendosje në bashkëbisedim me banorët e këtyre fshatrave u shprehën shumë shqetësime që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës së tyre e që varet shumë nga qeverisja komunale.

Probleme me sistemin e kanalizimit, rrugë të dëmtuara, mungesë trotuaresh dhe ndriçimi publik e shumë të tjera janë sfidat e tyre të përditshme.

Askund më shumë se në Llashticë nuk është e theksuar dukuria e diskriminimit qytetar në raport me bindjet politike. Investime edhe ashtu të pakta bëhen vetëm në ato pjesë të lokalitetit ku partia në pushtet ka elektoratin e vet. Mentalitet ky tashmë i vjetruar e përjashtues të cilin qytetarët e ndëshkuan me 14 shkurt në zgjedhje nacionale e që do ta bëjnë përsëri në ato lokale.

Për barazi, Komunës së Gjilanit i duhet ndryshimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat