A do të kandidojë sërish për kryetar të Gjilanit, flet Lutfi Haziri

Gjilani

A do të kandidojë sërish për kryetar të Gjilanit, flet Lutfi Haziri

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 19:01
Lutfi Haziri

Partitë politike tanimë kanë nisur t’i zyrtarizojnë kandidatët e tyre për zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Në këtë frymë, edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takime me krerët e partive politike për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryeqytet, por jo edhe për komunat tjera.

Nënkryetari i parë i këtij subjekti, Lutfi Haziri ka deklaruar për io, se ende nuk ka vendosur, nëse do t’i hyj sërish garës për të parin e Gjilanit.

“Gjatë këtij muaji do të vendosët edhe për Gjilanin dhe komunat tjera. Aktualisht jemi në debat të brendshëm në Gjilan. Do të shohim se si do të vendoset”, ka thënë ndër të tjera Haziri.

Sa i përket datës se zgjedhjeve, numri dy i LDK-së ka thënë se me rëndësi është që zgjedhjet të mbahen sipas afateve kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat