Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit arreston një person të dyshuar për “armëmbajtje pa leje”

Gjilani

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit arreston një person të dyshuar për “armëmbajtje pa leje”

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 17:27
Armatimi i gjetur

Me datë 03.06.2021, Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e stacionit policor në Gjilan (NJHK) në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore kanë ndërmarr një operacion bastisje-kontrolli në fshatin Kufc i epërm ( K.K. Novobërdë), lidhur me një rast të mëhershëm (në kërkim të disa dëshmive) dhe gjatë bastisjes në shtëpinë dhe në objektet ndihmëse (hambarë) të personit të dyshuar mashkull (viti i lindjes 1967) janë gjet dhe konfiskuar si dëshmi materiale:

një pushkë automatike me pesë (5) karikatorë,

njëqind e tetëdhjetë e katër (184) fishekë të kalibrit 7.62 mm, dhe

një pistoletë TT, me dhjetë (10) fishekë dhe

dy karikatorë (cal. 7.62)

Me urdhër të Prokurorisë  kompetente i dyshuari  dërgohet  për 48 orë në mbajtje, për procedura të mëtejme hetimore.

Image
Armatimi i gjetur
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat