Nënshkruhet marrëveshje për transferimin zyrtar të Stacionit të Autobusëve në Gjilan në Ndërmarrje Publike Lokale

Gjilani

Nënshkruhet marrëveshje për transferimin zyrtar të Stacionit të Autobusëve në Gjilan në Ndërmarrje Publike Lokale

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 12:25
Foto nga takimi

Është nënshkruar marrëveshja për transferimin zyrtar të Stacionit të Autobusëve në Gjilan në Ndërmarrje Publike Lokale.

Marrëveshja është nënshkruar mes kryetar të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtori të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Valon Tolaj.

Haziri e ka falënderuar Tolajn për bashkëpunimin në zgjidhjen e këtij problemi pronësor mes dy institucioneve.

“Transferi po bëhet nga ndërmarrja shoqërore në ndërmarrje publike lokale dhe sot praktikisht mbyllet çështja e Stacionit të Autobusëve të Gjilanit dhe janë bartur të gjitha çështjet që lidhen edhe me asetet e me problemet tjera pronësore që kanë qenë. Nuk ka qenë proces i lehtë dhe jemi shumë të kënaqur me këtë arritje”, ka thënë Haziri, pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes.

Kurse, drejtori i AKP-së, Valon Tolaj, e ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin e vazhdueshëm në këtë proces të rëndësishëm.

“Ka një kohë të gjatë që ligji ka hapur rrugë që për ndërmarrjet shoqërore për “Kosovatransat” duhet të përgatitet infrastruktura ligjore që të kalojnë tek Komunat. Sot po e përmbyllim këtë proces me njërën nga komunat – Gjilanin. Nga sot, me nënshkrimin e këtij memorandumi, praktikisht AKP nuk ka më asnjë obligim ligjor në menaxhimin dhe administrimin e kësaj ndërmarrjeje”, tha Tolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat