Ismajli: Deri sot janë vaksinuar 5654 gjilanas kundër COVID-19

Gjilani

Ismajli: Deri sot janë vaksinuar 5654 gjilanas kundër COVID-19

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 10:54
Pamje nga takimi

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ka mbajtur sot takimin e radhës të udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli, për vlerësimin e situatës gjatë javës.

Nënkryetari Ismajli ka bërë të ditur se deri tani janë vaksinuar 5654 gjilanas kundër COVID-19, derisa konfirmoi se procesi i vaksinimit po shkon mirë, pa vonesa e pa tollovi.

Ndryshe, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon:

nga 21632 mostra, 6439 kanë rezultuar pozitivë, 6283 janë shëruar, 146 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 10 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 2 persona, dhe 25 mostra në pritje për rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat