Ngjarja e rëndë: Ish-asamblistja e PDK-së në Gjilan bie nga kati i 5-të i banesës

Gjilani

Ngjarja e rëndë: Ish-asamblistja e PDK-së në Gjilan bie nga kati i 5-të i banesës

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 11:34
Arzie Nuhiu

Ish-asamblistja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan, Arzie Nuhiu ka ndërruar jetë sot në orët e hershme të mëngjesit.

Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Ndërkohë që me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Sot me 21 korrik 21 rreth orës 03:50 të mëngjesit, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar informatën se në rrugën ‘Raif Halimi’, në pjesën e pasme të njërës nga ndërtesat në këtë rrugë është vërejt një trup i personit të gjinisë femërore. Njësitet policore nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Më pas nga familjarët është identifikuar se bëhet fjalë për A. N. (1977) femër shtetase e Kosovës, që ishte duke banu në katin e pestë të ndërtesës në këtë rrugë. Dyshimet fillestare janë se e njëjta ka rënë nga ballkoni i banesës së saj ku ishte duke jetuar. Në vendngjarje ka prezantuar shërbimi Emergjent (ndihma e parë ) ku nga mjeku kujdestar i kësaj njësie është konstatuar vdekja. Në vendngjarje ka prezantuar prokurori i shtetit për "Krime të Rënda", njësitet e hetimeve dhe forenzikës rajonale. Prokurorin i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore - Prishtinë. Rrethanat dhe motivet se si ka ndodhë ky rast i rëndë ende nuk dihen. Rasti për momentin është cilësuar si "Vdekje e dyshimtë" dhe hetimet e mëtejme janë duke i udhëheq Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në koordinim me Prokurorin e shtetit”, ka treguar Hashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat