Ismajli: Apelojmë qytetarët për vaksinim masiv, 90 për qind e rasteve të reja janë me variantin Delta COVID

Gjilani

Ismajli: Apelojmë qytetarët për vaksinim masiv, 90 për qind e rasteve të reja janë me variantin Delta COVID

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 15:02
Pamje nga takimi

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, në takimin e mbajtur sot, të udhëhequr nga nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, pas raportimit të gjendjes ditore, ka apeluar qytetarët për vaksinim masiv, pasi u bë e ditur se 90 për qind e rasteve të reja janë me variantin Delta.

Ismajli ka thënë se bazuar në punën që janë duke bërë institucionet shëndetësore dhe mekanizmat tjerë në nivelin civil, konfirmohet gjendje e qetë dhe nën kontroll, përkundër që numri aktual i të infektuarve me COVID-19 është 82 raste aktive, ndërkaq tre pacientë të infektuar janë në gjendje më të rënduar.

Ai ka potencuar se të gjithë ata që janë testuar dhe në rezultatin e tyre konfirmohet se janë të infektuar me virusin COVID-19, duhet të qëndrojnë në vetizolim.

“Të infektuarit duhet ta respektojnë protokollin për vetizolim që ta

mbrojnë së pari familjen e tyre nga infeksioni e pastaj edhe të tjerët. Vaksinimi është e vetmja rrugë për të tejkaluar më lehtë këtë sfidë globale. Në bazë të të dhënave të institucioneve shëndetësore dhe monitorimit të vaksinimit kemi ende rreth 70 për qind të mësimdhënësve që nuk janë vaksinuar dhe apelojmë që t’i nënshtrohen vaksinimit, sepse nuk duhet të vie puna që përsëri të kemi mbyllje të shkollave, apo më e keqja bartje të infeksionit brenda shkollave”, ka thënë mes tjerash nënkryetari Ismajli.

Përndryshe, gjendja e përgjithshme në bazë të statistikave zyrtare konfirmohet se gjithsej kemi 6401 qytetarë të shëruar, 147 qytetarë që kanë humbur betejën me Covid-19, 82 raste aktive, deri më sot janë testuar gjithsej 22241 qytetarë dhe të hospitalizuar sot janë 8 pacientë, të cilët po monitorohen vazhdimisht nga mjekët në Spitalin e Përgjithshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat