Ndahet nga jeta polici i Kosovës

Gjilani

Ndahet nga jeta polici i Kosovës

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 18:20
Nijazi Vokshi

Nijazi Vokshi ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës në Gjilan, që i ka shërbyer vendit me nder e devotshmëri. I pastër, se ka jetuar nga djersa e vet dhe e familjes së tij të mrekullueshme ka shkruar Shefik Surdulli.

Postimi i plotë i Shefik Surdullit

Nijazi Vokshi
In Memoriam
Nijaziun e kemi patur bashkëvendës dhe fqinj të mirë.
Ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës në Gjilan, që i ka shërbyer vendit me nder e devotshmëri.
I pastër, se ka jetuar nga djersa e vet dhe e familjes së tij të mrekullueshme.
Ai vinte nga një familje atdhetare dhe përparimtare, nga Kika e kaçakut me nam – Lotë Vaku (kushëri).
Djalë mësuesi, i edukuar mirë dhe drejt.
Pas vetes ka lënë fëmijë të arsimuar, po ashtu të edukuar në këtë frymë.
Ne, bashkëvendësit e tij, i shprehim ngushëllime familjes dhe në këtë rast bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre!
Lamtumirë Nijazi !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat