Haziri: 163 familje gjilanase i kemi bërë me kulm mbi kokë

Gjilani

Haziri: 163 familje gjilanase i kemi bërë me kulm mbi kokë

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 09:09
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se i kanë bërë me shtëpi 163 familje, të cilat kishin probleme të banimit.

Sipas Hazirit, kjo është bërë në bashkëpunim me njerëzit e vullnetit të mirë, të cilët jetojnë në mërgatë e në Kosovë.

“163 familjet gjilanase sot jetojnë me dinjitet, pasi më parë nuk kishin kulm mbi kokë. Ky ka qenë projekti i përzemërt i imi, pasi nuk kam mund të jetoj në Gjilan, duke e ditur që dikush s’ka kulm mbi kokë. Faleminderit deri në gjunjëzim donatorëve, kryesisht bashkatdhetarët tanë, për shpirtin human dhe besimin ndaj programit tonë për familjen”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, deri më sot në Gjilan janë ndërtuar 163 shtëpi për familjet në nevojë, derisa kostoja totale llogaritet të jetë afro 2.4 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat