LDK e Gjilanit vazhdon takimet me strukturat zgjedhore

Gjilani

LDK e Gjilanit vazhdon takimet me strukturat zgjedhore

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 15:52
Lutfi Haziri i falënderon për mobilizimin e jashtëzakonshëm

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh kandidat për kryetar Komune edhe për këtë mandat qeverisës, Lutfi Haziri, gjatë ditës janë mbajtur takime me strukturat zgjedhore të partisë.

Gjatë takimeve është miratuar orari i vizitave në terren, të cilat do të bëhen nga java e ardhshme.

Kryetari Haziri i ka falënderuar strukturat zgjedhore të LDK-së për punën e madhe që po e bëjnë në vazhdimësi, duke thënë se organizimi i Degës është modeli më i mirë në Republikë.

Ai ka thënë se ky mobilizim dhe angazhim i strukturave të LDK-së në Gjilan, është garancë e fitores plebishitare në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Ia kemi borxh qytetit të paqes dhe tolerancës që të kujdesemi për mirëqenien e gjilanasve. Fitorja e madhe e LDK-së do të thotë realizim i më shumë programe sistemore të cilat janë të buxhetuara dhe të organizuara, të cilat pritet që të hyjnë në fazën e implementimit. Ne do të jemi kujdestarë politikë për ruajtjen e këtyre programeve zhvillimore për Gjilanin”, ka thënë kryetari Haziri. 

Haziri bëri të ditur se LDK e Gjilanit ka dorëzuar për certifikim listën e 38 kandidatëve për Kuvendin e Komunës.

“Kjo është listë përfaqësuese dhe cilido prej kandidatëve do t’i përfaqësoj qytetarët në mënyrën më të mirë në Kuvendin e Komunës. 38 kandidatët për këshilltarë komunalë, janë personalitete të dëshmuara profesionalisht dhe me integritet të lartë. Jam krenar me të gjithë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndryshe, lista e kandidatëve të LDK-së për Asamblenë Komunale do të bëhet publike në momentin e certifikimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat