​Gjendja me COVID është alarmante, Haziri kërkon vaksinimin masiv të qytetarëve

Gjilani

​Gjendja me COVID është alarmante, Haziri kërkon vaksinimin masiv të qytetarëve

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 23:35
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri u ka bërë sonte thirrje qytetarëve të kësaj komune që të vaksinohen, si mënyra e vetme e parandalimit të infeksionit koronavirus.

Apeli i kreut të Gjilanit vjen në kohën kur kjo komunë ka 1416 raste aktive, 91 pacientë janë duke u trajtuar ë Spitalin e Përgjithshëm, ndërkaq 221 mostra janë në pritje për rezultatet.

“Gjendja me COVID-19 në komunën tonë, sikur edhe në tërë Kosovën, është alarmante. Ju lutem shumë që të vaksinoheni në mënyrë masive sepse është e vetmja mënyrë parandalimit të infeksionit me COVID-19. Po ashtu, apeloj që t’i zbatoni masat kundër përhapjes së këtij virusi”, shkruan Haziri në Facebook.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Gjilan janë regjistruar 8.141 raste pozitive, prej tyre 6.672 janë shëruar, 152 e kanë humbur betejën.

Në komunën e Gjilanit janë gjithsej 35.578 persona të vaksinuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat