Kurteshi-Emini: Investimet do t`i shpërndajmë në mënyrë të balancuar nëpër lokalitete

Gjilani

Kurteshi-Emini: Investimet do t`i shpërndajmë në mënyrë të balancuar nëpër lokalitete

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 20:35
Pamje nga takimi

Cikli i dëgjimeve buxhetore, të cilin e ka nisur dje Komuna e Gjilanit, ka vazhduar sot në fshatrat Zhegër e Malishevë, ku janë dëgjuar dhe evidentuar kërkesat e qytetarëve, të cilat do të përfshihen në listën e prioriteteve për investime gjatë vitit 2022.

Shpresa Kurteshi Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka thënë se me në të dyja këto takime, kanë dominuar kërkesat për rrugë, kanalizime, salla sporti, trotuare e parqe, si nevoja më të rëndësishme për këto lokalitete.

“Ne jemi duke bërë përpjekje maksimale si Komunë që investimet t`i shpërndajmë në mënyrë të balancuar, si në fshat, ashtu edhe në qytet, duke iu dhënë përparësi projekteve të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve”, ka thënë Kurteshi-Emini.

Përndryshe, cikli i dëgjimeve buxhetore vazhdon në lokalitetet tjera, sikurse takime të veçanmta do të mbahen edhe me gra, rini dhe komunitete.

Komuna e Gjilanit nuk projekton asgjë pa konsultime paraprake me qytetarin, i cili i njeh dhe i ndjen më së miri nevojat e lokalitetit ku jeton, ka thënë Shpresa Kurteshi-Emini.

Dëgjimet buxhetore organizohen nga Komiteti për Politikë dhe Financ

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat