Haziri mbledh ekipin e emergjencave, ngre në nivelin e tretë gjendjen e gatishmërisë në Gjilan kundër COVID-19

Gjilani

Haziri mbledh ekipin e emergjencave, ngre në nivelin e tretë gjendjen e gatishmërisë në Gjilan kundër COVID-19

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 20:40
Foto nga takimi

Ai më tej ka theksuar se Komuna e Gjilani tme të gjitha kapacitetet dhe mbështetjen do të jetë e fokusuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, për të preventuar mbingarkimin e Spitalit të Përgjithshëm, sikur që është zotuar për mbështetje edhe ndaj këtij institucioni shëndetësor, duke bërë thirrje në nivelin qendror të qeverisë që të veprojë me urgjencë që t’i mbështes Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, që jep shërbime shëndetësore për gjithë Anamoravën dhe Kosovën Lindore, me të gjitha kapacitetet që të jetë sa më e lehtë menaxhimi i gjendjes.

Haziri, në emër të të gjitha institucioneve në nivelin lokal dhe të qytetarëve të komunës së Gjilanit, ka shprehur ngushëllime për të gjitha familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre në betejën me Covid-19, duke garantuar se Komuna e Gjilanit është pranë të gjitha këtyre familjeve që ta përballojnë këtë ndarje të rëndë prej anëtarëve të tyre të familjes, njofton komuna e Gjilanit.

​Përndryshe, në këtë takim kanë raportuar edhe drejtori Klinik të Spitalit të Përgjithshëm, Dr. Ukshin Ismajli, drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, dr. Ajhane Sefiu, drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, dr. Arbenita Hajdari, komadanti i Stacionit Policor, Alban Ramushi dhe anëtarët tjerë, të cilët kanë konfirmuar angazhimin maksimal për t’u dhënë mbështetjen profesionale dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme shëndetësore.

“Në këtë kohën kur numri i të infektuarve është gjithnjë në rritje, apelojmë te të gjithë të infektuarit që me urgjencë të vet-izolohen, të marrin shërbimet shëndetësore nga ekipet mjekësore dhe të mos jenë shkaktar të shpërndarjes së virusit dhe infektimit të anëtarëve të familjes, kolegëve të punës apo rrethit ku jetojnë. Kërkojmë që t’i nënshtroheni vaksinimit si rrugë e vetme dhe e domosdoshme për të tejkaluar këto problem me virusin Covid-19”, ka qenë apeli i tyre.

Në bazë të statistikave në Komunën e Gjilanit janë 1563 raste aktive, të shtruar në spital janë gjithsej 131 pacientë, derisa ndihmën ditore të ekipit të mjekut janë duke e kërkuar rreth 80 pacientë që po trajtohen në shtëpi, derisa të vaksinuar deri tani janë 42 mijë e 496 qytetarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat