Kompanitë e transportit në Gjilan kërkojnë ndihmën e shtetit

Gjilani

Kompanitë e transportit në Gjilan kërkojnë ndihmën e shtetit

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Kompanitë e transportit të udhëtarëve në Gjilan po mendojnë të hyjnë në protestë nëse kërkesat e tyre për subvencionim nuk merren parasysh.

Operatorët po ankohen se që nga fillimi pandemisë nuk janë ndihmuar asnjëherë, teksa kufizimet për ta ishin nga më të ndryshmet.

Nga pakujdesia e organeve lokale e qendrore ata thonë se janë dëmtuar shume financiarisht.

Por zgjidhje po premtojnë nga Komuna e Gjilanit që në mbledhjen e radhës në asamblenë komunale do ta hedhin në votim pikën për tu ndarë mjete kësaj kategorie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat