Hyseni: Trashëgimitë kulturore-artistike të Gjilanit duhet të shfrytëzohen

Gjilani

Hyseni: Trashëgimitë kulturore-artistike të Gjilanit duhet të shfrytëzohen

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 12:42
Foto e publikuar ne Facebook

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, thotë se trashëgimitë kulturore-artistike të Gjilanit, duhet të shfrytëzohen në të gjithë potencialin që ato e kanë.

Tutje Hyseni thotë se Gjilanit i duhet patjetër rikthimi i vëmendjes institucionale kah komuniteti artistik.

“Trashëgimitë kulturore-artistike të Gjilanit, duhet të shfrytëzohen në të gjithë potencialin që ato e kanë. Në shkallët e teatrit, në praninë e ministrit të kulturës z. Hajrullah Çeku, deputetes znj. Adriana Matoshi dhe aktorit z. Avni Shkodra, takuam artistë të Gjilanit.

Gjilanit i duhet patjetër rikthimi i vëmendjes institucionale kah komuniteti artistik dhe përfshirja e të rinjve në jetën kulturore” ka shkruar Hyseni në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat