Lutfi Haziri, bujqëve: Do ta vazhdojmë mbështetjen e plotë në të gjitha kategoritë e subvencioneve

Gjilani

Lutfi Haziri, bujqëve: Do ta vazhdojmë mbështetjen e plotë në të gjitha kategoritë e subvencioneve

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 16:14
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka bashkëbiseduar me fermerët e Gjilanit.

“Jam i lumtur që bashkë me partnerët vendorë e ndërkombëtarë, Gjilanit i kemi sjell miliona investime gjatë mandatit në bujqësi”, ka thënë Haziri.

“Ujitja e tokave bujqësore është program që do ta realizojmë me Bankën Botërore”.

“Do të angazhohemi ta themelojmë Departamentin e Bujqësisë në kuadër të Universitetit “Kadri Zeka”, për shkak se Gjilani ka kapacitete të larta agro-përpunuese dhe do ta zhvillojmë edhe më tutje politiken kadrovike të këtij sektori”, u shpreh kandidati i LDK-së për Gjilanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat